Roli i mësimdhënësit në procesin edukativ - arsimor

Mësimdhënia nuk është një proces i lehtë por një proces i vështirë i cili kërkon mund, përgjegjësi, pasion dhe dashuri. Këtë e dinë më së miri arsimtarët dhe profesorët duke i parë arritjet e nxënësve dhe studenteve të tyre, frytet e atij mundi që sjellin edhe kënaqësinë pët ta dhe sigurisht i bënë të ndihen krenarë. Mësimdhënia e mirë përbrenda ka elemente të punës së artistit dhe studiuesit, prandaj barra bie mbi të duke shpjeguar, ilustruar dhe demonstruar nxënësve se si të mësojnë.




Si të jetë një mësues ekspert i mësimdhënies?!

Të jetë njohës i mirë i lëndës 

Në mënyrë të vazhdueshme të marrin vendime nga një numër të madh faktorësh duke nisur nga materialet, metodat e mësimdhënies, aftësitë, dhe nevojat e lendës.
Dhe gjithmonë duke qenë i përgatitur nga pyetjet e shumëanshme nga ana e nxënësve.


Mësuesi/ja motivues

Asnjëherë nuk vjen si me një shkop magjik në rezultatet e të nxënit te nxënësit. Që arsimtari të jetë një ekspert sigurisht që nuk duhet munguar faktori motivues. Por si mund t'i mbash nxënësit në mënyrë aktive gjatë orës mësimore dhe të mos bëhet e besdizshme.


Mësuesi/ja menaxhues

Mbajtja e mjedisit të përshtatshëm për të nxënë, larg problemeve disiplinore. Menaxhimi i veprimtarisë në klasë, organizimin e mësimëve, përgatitjen e testeve dhe detyrave me shkrim.
Për të qenë një mësimdhënës i suksesshëm duhet që duke përdorur grupin të shfrytëzojë atë për të zhvilluar rritjen individuale çdo nxënësi.


Mësuesi/ja këshilltar

Përveç mësimdhënies, dhënijes së dijeve, të nxënit e nxënësve duhet dhe është e nevojshme që mësuesi të jetë edhe këshilltar. Ai duhet të sillet në mënyrë konstruktive gjatë emocioneve të nxënësve duke shqyrtuar edhe problemet personale të nxënësve.


Mësuesi/ja model

E fundit por jo më pak e rëndësishme, arsimtarët duhet gjatë gjithë kohës të kenë kujdes për veprimet e tyre që të jetë model për nxënësit e tij. Një profesor gjithmonë më thoshte '' Nga çdo arsimtar apo profesor kopjo ose vjedh gjithmonë vetëm vetitë pozitive duke larguar ato negative''.
Prandaj duhet të kemi arsimtarë e profesorë që do të japin shembull pozitiv, që do të jenë model për ne e jo të tillë që për arsye personale, profesionale apo familjare e shumë arsye të tjera të ngrisin antivlerat e të humbin vlerat. Sepse besoj një pjesë shumë të rëndësishme në ngritjen e personaltitetit të mësuesisë e luajn edhe vetë arsimarët e profesorët me qëndrimin e tyre, njohurit dhe pasionin e tyre për punën.
Prandaj ato që edhe e lënë si profesion kanë një përgjegjësi të madhe se në duar të cilit apo cilës e lënë këtë detyrë sepse vetëm ato mund të nxjerin arsimtar/re të ardhshëme.


Përgatiti: Valmira Bajrami

Comments