Vendi i lirisë dhe shpresës, i dijes dhe i mençurisë

Shkolla e Shipkovicës fillet e saj i ka qysh në vitin 1917 ku aktivitetet shkollore janë realizuar në kuadër të xhamisë së fshatit, por për fat të keq në gjuhë të huaj. Godina shkollore për herë të parë është ngritur në vitin 1933, ku mësimet realizohen deri në klasën e katërt. Me dekretin nr.340 të datës 20 Nëntor të vitit 1941, nga Ministria e arsimit e asaj kohe nxënësit obligohen që të ndjekin edhe klasën e pestë të shkollimit fillorë sipas rregullimit shkollor shqiptar. 
Për të organizuar shërbimet në shkollën fillore “Rexhep Voka” të Shipkovicës autorizohet Murteza Kadzadei i cili ishte edhe themeluesi i kësaj shkolle. Mirëpo me hapjen e dy shkollave fillore në Tetovë ai transferohet atje kurse në Shipkovicë për mësues vjen Mehmet Karadaku e pas tij Dhimitër Shuli.

Në këtë periudhë numri i nxënësve ishte diku prej 34 deri 70, pa asnjë femër. Në periudhën mes viteve 1946 dhe 1960 shkolla vazhdon të funksionojë si shkollë katërvjeçare edhe pse numri i nxënësve sistematikisht rritej. Në këtë periudhë aktivitetet edukativo-arsimore i kanë realizuar:Xheladin Gjura, Hashim Reka, Luçie Sereçi, Rizah Elmazi, Xhemil Sherifi, Naim Hasani, Bajram Pasholli etj.

Gjatë zhvillimit të saj në shkollën e Shipkovicës kemi rritje drastike të numrit të nxënësve, është periudha e viteve gjashtëdhjeta dhe tetëdhjeta, ku shkolla shëndërrohet në shkollë tetëvjeçare, godina shkollore është e vogël për t`i pranuar të gjithë nxënësit dhe me vetëkontribut të banorëve, shkollës së vjetër i shtohet edhe një pjesë e re. Në këtë kohë si arsimtarë kanë punuar Shaban Rushani, Rustem Kamberi, Nexhmedin Neziri, Mehaz Abdyli, Zija Jahishi etj. Në këtë periudhë shkollës i ndrohet edhe emri prej “Rexhep Voka”, në “Jeta e re”. Shkolla e Shipkovicës dalngadalë por me hapa të sigurtë realizon misionin e saj, edukimin dhe arsimimin e brezave të rrinj. Por gjatë zhvillimit të saj ajo ka pasur edhe periudha të vështira të cilat të punësuarit e kësaj shkolle me sukses i kanë tejkaluar. Këtu meritojnë të përmenden vitet e nëntëdhjeta kur shoqëria fillon të demokratizohet, shkolla e Shipkovicës përjeton periudhën më të vështirë të zhvillimit të saj. 



Shkolla e Shipkovicës ndër shkollat e para të rajonit të Tetovës, kërkoi që administrata të mbahet vetëm në gjuhën shqipe. Si rezultat i kësaj shkolla do të goditet, ku forca të mëdha policore e rrethojnë shkollën, intervenojnë dhunshëm, thyejnë zyrën e arsimtarëve, me vete marrin ditarët e klasëve dhe materiale tjera shkollore, vetëm e vetëm se ato ishin në gjuhën shqipe. Si rezultat i kësaj, shkolla dhe të punësuarit do të dënohen me shuma të mëdha të hollash, nga kjo nuk u kursyen edhe nxënësit. Mirëpo falë mençurisë, urtësisë dhe vetëdijes së lartë të të punësuarve dhe banorëve të Shipkovicës shkolla e tejkaloi edhe këtë sfidë por gjurmët që la kjo periudhe kurrë nuk do të shlyhen. Në këtë kohë shkollës do t`i kthehet emri i vjetër “ Rexhep Voka“, të cilin e mban edhe në ditët e sotme. 

Të gjitha këto sfida sikur ishin edhe shtytje për të punësuarit dhe nxënësit e kësaj shkolle duke shtuar elanin për punë dhe arritje të sukseseve më të mëdha, si në aktivitetet mësimore, poashtu edhe në ato jashtëmësimore. Vlen të përmenden aktivitetet e nxënësve në kuadër të SHKA “Rexhep Voka” dhe pjesëmarrja e tyre në manifestime që organizoheshin në nivele të ndryshme në fshat dhe më gjerë. Sfidave nëpër të cilat kaloi shkolla dalëngadalë thuajse nuk mund t`i përballonte edhe objekti i cili tani më jo që ishte i vogël për nxënësit por edhe i amortizuar. Kështu në vitin 1997 ndërtohet objekti i ri i cili do ti plotëson nevojat elementare për mësim bashkëkohor. Ndërtimi i objektit sikur ishte parapërgatitje për periudhën që pason, viti 1999, ngjarjet në Kosovë, represioni sërb mbi popullatën e Kosovës do t`i detyrojë shumë familje të lëshojnë vatrat e tyre dhe të gjejnë strehim në Shipkovicë. Kështu shkolla e Shipkovicës u bë çerdhe e rreth 170 nxënësve nga vise të ndryshme të Kosovës, të cilët u pritën mjaftë ngrohtë nga nxënësit dhe të punësuarit tjerë. Kurse ndarja me këto nxënës ka qenë mjaftë e vështirë dhe e papërshkruar.


Aktivitetet në shkollën e Shipkovicës nuk ndërpriten me këtë, pasi shkolla ka qenë qendër e aktiviteteve të shumta që u realizuan në periudhën më të lavdishme të shqiptarëve të Maqedonisë, luftën e UÇKsë, të vitit 2001. Në lokalet e kësaj shkolle janë realizuar takime të rëndësishme mes përfaqësuesve të UÇK-së dhe atyre të NATO-s, OSBE-së, Bashkimit Europian etj.





























Shkolla e Shipkovicës sot në kohën e zhvillimit të madh të shkencës teknikës dhe teknologjisë ndodhet në hap me kohën dhe me sukses i përcjell dhe inkorporon të gjitha ndryshimet që sjell koha, duke aplikuar mësimin bashkëkohor, me të vetmin qëllim të realizojë misionin e saj të shenjtë, edukimin dhe arsimin e brezave të rinj, pasi kjo shkollë mund të krenohet me kuadrin që ka nxjerrë, sepse kuadër të kësaj shkolle sot mund të gjenden gati në të gjtiha institucionet e shtetit. Kjo na jep kurajo që edhe më tepër të angazhohemi pasi e ardhmja varet pikërisht nga ne.Të endurit matet me kut, lëndët me okë dhe koha me ngjarje. Këto ngjarje do të jenë udhërëfyes për gjeneratat e ardhme. Nuk ka punë më të vlefshme dhe më të kënaqshme se sa puna që bënë dhe bëjnë arsimdashësit e shkollës tonë.

Dëftesat shkollore të nxënësit të dalluar në shkollën fillore ''Rexhep Voka'' në vitin 1941 dhe 42 të nxënësit Nexhmedin Kadriu, e cila është përpiluar dhe shkruar me gjuhën e asaj kohë dhe sigurisht me sistemin arsimor të viteve 40.


Nuredin Rexhep Voka ishte shkrimtar dhe studiues. Një aktivist i shquar në Zgjimin Kombëtar Shqiptar. Rexhep Voka lindi në Şipkovica, Kalkandelen (Tetova e sotme). Në 1868, Voka kreu studimet fetare në Stamboll, ku ai punoi si profesor pasi mbaroi arsimin. Voka u kthye në Kalkandelen në 1895, ku u përfshi në Rilindjen Kombëtare Shqiptare. në vitin 1903, Voka u emërua Myftiu i Manastir Vilayet dhe themeloi kolegjin e parë teologjik shqiptar në üsküb.  Në Monastir, para revolucionit të Rinj Turkit, Voka filloi të mësonte shqip në shkronja latine nga misionarët protestantë shqiptarë.  Në vitin 1905, Voka mori pjesë në Kongresin Pan-Shqiptar të organizuar në Bukuresht. I kryesuar nga Albert Ghica, i pranishëm nga Ismail Qemali dhe i diskutuar me komunitetin shqiptar të Bukureshtit, kongresi diskutoi çështjen shqiptare.

''Njeriu pa din dhe dije të gjallë e sheh për të vdekur dije''

   ''Rexhep Voka''   

Rexhep Voka u vlerësua shumë në mesin e shqiptarëve për përfshirjen e tij në Zgjimin Kombëtar Shqiptar. Ai inkurajoi arsimin dhe shkollimin për shqiptarët dhe ka një statujë kushtuar tij në vendlindjen e tij në Shipkovica. 
Rexhep Voka ishte anëtar i Bashkimit (Unitetit) në kohën e revolucionit të Rinj Turk. Ai shtypi një alfabet shqip me shkrim arab, që përbëhej nga dyzet e katër shkronja, të quajtur Elifbaja shqip.  Tiranli Fazli atëherë e përdori këtë skenar për të botuar një gramatikë prej tridhjetë e dy faqesh. Vetëm një gazetë shqiptare në atë kohë u paraqit me shkrim arabisht, dhe zgjati një periudhë të shkurtër. Pavarësisht se çfarë skenari u shfaq, një material i tillë ngriti vetëdijen kombëtare shqiptare.




Shkolla është e pajisur me dy fusha në hapësirat e jashtme në oborin e shkollës, fusha të cilën nxënësit e shfrytëzojnë për volejboll dhe për basketball, ndërsa fusha tjetër për të lozur football, ku në të cilën gjendet edhe lapidari i heroit Xhemil Abdurahmanit i cili flijoi jetën për mbrojtjen e atdheut tonë.


Shumë shpejt u ndërtua edhe salla sportive ku nxënësit e kësaj shkolle do të zhvillojnë aktivitetet e tyre sportive edhe gjatë ditëve të ftohta. 

Një sallë sportive të re dhe moderne, e cila jo vetëm që do t’u shërbejë nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle për realizim dinjitoz të mësimit për sport dhe aktivitete sportive, por do të kenë mundësi që objektin ta shfrytëzojnë edhe pas përfundimit të orëve. Krahas nxënësve, sallën do të mund ta shfrytëzojnë edhe banorët lokalë për aktivitete rekreative, klubet sportive dhe shoqatat për të gjithë të interesuarit.





Në kuadër të shkollës realizohen edhe aktivitete të tjera jashtëmësimore ku nxënësit munden të shkruajnë poezi, prozë, tregime, dramë, gjegjëza, fjalë të urta etj, dhe më pas ato botohen te revista shkollore ''Ylberi plus'' të cilën e përgatit shkrimtari Adem Abdullahu, dhe njëkohësisht edhe arsimtar i kësaj shkolle. 



Në shkollën Rexhep Voka organizohen edhe manifestime të ndryshme për data të veçanta si 28 Nëntori, 7 dhe 8 Marsi, aktivitete për ditën e drurit e shumë të tjera.


 Muret e koridoreve të shkollës janë të mbuluara me vizatime dhe hamere të punimeve të nxënësve dhe sigurisht me fotografitë e nxënësve të cilët kanë kaluar nëpër bankat e kësaj shkolle.



Kjo është shkolla nëpër të cilën kanë kaluar shumë gjenerata ndër to edhe unë, një shkollë me shumë klasë dhe me shumë nxënës, e për fat të keq sot me shumë klasë, edhe sallë sportive të madhe e me shumë pak nxënës...


Përshtati dhe përgatiti: Mergime Tefiki


Comments