Një ndër sfidat më të madha për të rinjtë ose për maturantët sot është zgjedhja e profesionit. Se çfarë marin parasysh gjatë zgjedhjes së profesionit ata është shumë e rëndësishme për të ardhmen e tyre, mundësitë, aftësitë apo dashurinë që kanë për profesionin që do ta zgjedhin për ta studiuar.
Vjen dita e regjistrimit dhe ende kanë dyshimet e veta dhe paqartësitë se çfarë të studioj? Disa kanë imponime nga familja, disa nga shoqëria, ndërsa disa të tjerë e mendojnë më gjatë, se çfarë do bëj unë pas mbarimit të studimeve? Do të mund vallë të gjej një punë apo jo?!
Të gjithë kemi pasur këto vështirësi, dhe ende vazhdojnë të jenë prezente. Duke i parë dhe dëgjuar pavendosmërinë e maturantëve për të ardhmen e tyre, edhe pse kjo duhet të bëhet që në moshë më të hershme...
Vendosa të hulumtoj në këtë temë shumë të nevojshme dhe të rëndësishme për të parë se ku qëndron problemi kryesor dhe çfarë mendojnë të rinjtë për ndryshimin e të ardhmes së tyre, ku e shohin ata veten dhe kush interferon qoftë qëllimisht apo pavetëdije në marjen e vendimeve të tyre.
Nga 103 subjekt maturant në hulumtim nga shkollat e mesme të komunës së Tetovës kemi ardhur në përfundim të disa rezultateve:
Duke bërë një komperacion me arsimimin e prindërve dhe antarëve tjerë të familjes dalin se përqindja më e lartë e arsimimit të nënave është me arsim fillor 66%, ndërsa arsimimi i baballarëve të këtyre nxënësve është me arsim të mesëm 41%. Me profesione të ndryshme të prindërve si mësues, kuzhinier, profesor, stomatolog, bujk, amvis e shumë të tjerë.
Sa maturantët marin këshilla nga prindërit për zgjedhjen e profesionit ku kemi përgjigje të ndryshme me 40.6% pajtohen me mendimin apo këshillën e tyre, më pas me 25.7% plotësisht pajtohen, 20.8% janë neutral e kështu me radhë, 7.9% nuk pajtohen dhe 5% aspak nuk pajtohen.
Pak a shumë kemi rezultate të barabartë se sa të rinjtë ndajnë mendimet e tyre për zgjedhje të profesionit me miqtë apo shokët e tyre 14.9% plotësisht pajtohen me këshillat e tyre ose disa kanë dëshirë që së bashku të vazhdojnë studimet me shokët/ shoqet që i kanë pasur edhe në arsim të mesëm, pajtohem me 31.7%, me të njëjtin rezultat janë neutral, nuk pajtohem me 13.9%, dhe aspak nuk pajtohem me 7.9%.
Është shumë i rëndësishëm fakti se sa maturantët kanë besim dhe këshillohen me stafin e shkollës dhe me profesorët e tyre gjatë zgjedhjes së profesionit me personelin si pedagog, sociolog, psikolog dhe profesor, dhe nga rezultatet shohim, që besimi nga stafi i shkollës nga nxënësit është shumë i ulët që ato të marin këshilla nga profesorët apo nga stafi tjetër i shkollës siç shihet edhe nga rezultatet me 4% plotësisht pajtohem, 5.9% pajtohem, 31.7% janë neutral, shohim që përqindja më e lartë është nuk pajtohem me 45.5% dhe aspak nuk pajtohem me 12.9%.
Një nga ajtemet është se sa vendimin për profesionin e bazojnë në bazë të aftësive dhe shkathtësive të tyre: nga rezultatet e mëposhtme shohim edhe përqindjet me 63.4% plotësisht pajtohem, 26.7% pajtohem, neutral ka 6.9%, nuk pajtohem me 2% dhe aspak nuk pajtohem me 1%.
Sa maturantët vendosin në bazë të tendencave të tregut mbi zgjedhjen e profesionit me 32.7% plotësisht pajtohem, 35.6% pajtohem, neutral 25.7%, nuk pajtohem 4% dhe aspak nuk pajtohem 2%.
Në një nga pyetjet ku është dashur të potencojnë se në vendimin për zgjedhjen e profesionit mendojnë edhe vlerën monetare që do të vijë për një profesion të caktuar rezultet janë si vijojnë plotësisht pajtohem me 20.8%, pajtohem me 24.8%, neutral me 32.7%, nuk pajtohem me 14.9%, aspak nuk pajtohem me 6.9%.
Se sa profesioni i prindërve apo anëtarëve tjerë të familjes influencon në zgjedhjen e profesionit të të rinjëve kemi këto rezultate: 49.5% nuk pajtohem, me nga 14.9% janë neutral, aspak nuk pajtohem, 12.9% pajtohem dhe 7.9% plotësisht pajtohem.
Se sa maturantët zgjedhin profesion që ka një stil jete të caktuar kemi variacion në mendime: kemi një laramani përgjigjesh me 39% pajtohem, 26% plotësisht pajtohem, 23% neutral, 9% nuk pajtohem dhe 3% aspak nuk pajtohem.
Vendimin e mar bazuar në statusin shoqëror dhe në prestigjin që lidhet me punën: 41% pajtohem, 29% nautral, 15% nuk pajtohem, 11% plotësisht pajtohem, 4% aspak nuk pajtohem.
Në pyetjen se vendimin për zgjedhjen e profesionit e marin nga kënaqësia që do sjell bërja e një pune të caktuar kemi këto rezultate: përqindja më e lartë është 57% plotësisht pajtohem, 32% pajtohem, 9% neutral dhe 2% nuk pajtohem.
Pas pesë vitesh se ku e shohin veten maturantët kemi marë këto përgjigje: si stomatolog, mjek, mësuese, ifermiere, juriste, profesoresh e gjuhës angleze, teknik medicinal, muzicient, gjinekologe, psikologe, moderatore, juriste, polic, gitariste, arkitekte, programer, bisnismen, kimiste, fizioterapiste, specialist i kirurgjis, komandant në ushtri, shkrimtare, radiologe, bankiere, artiste, kamarier, inxhinier i informatikës, dentiste, modele, avokate, inspektore, teologji, shkenca kompjuterike, nuk e di etj...
Zgjedhja e gabuar e karrierës mund të të dërgoj në një udhëkryq apo rruge pa dalje, si bazë e mungesës së informacioneve, udhëzimeve, apo zgjedhjes së dobët e cila të dërgon drejt stresit dhe zhgënjimit.
Vetëm pas disa dite në punë mund ta kuptojmë, se mund ta kishim bërë një punë tjetër edhe më mirë, ose kuptojm që kami marë një vendim të gabuar.
Pyetësori përbëhet nga 24 ajteme si dhe nga disa variabla relevante si vendin ku jeton, gjinin, shkollimin e nënës, shkollimin e babait dhe të motrave dhe vëllezërve nëse ka, profesionin e nënës, babait dhe antarëve tjerë të familjes nëse ka, suksesi, në cilën shkollë të mesme kanë mësuar, ku kemi shkollat SH.M.K Gjimnazi ''7 Marsi'', gjimnazi ''Kiril Pejçinoviq'', Sh.M.K.M. ''Nikolla Shtejn'', SH.M. Ekonomike ''8 Shtatori'', SH.M.P.K ''Mosha Pijade'', shkolla tekstile ''Gjoce Stojcevski'', medreseja ''Isa Beu'', dhe shkolla e mesme e muzikës.
Rikujtojmë që ky hulumtim ka të bëjë kryesisht me mbledhjen e të dhënave. Rezultatet tregojnë që pjesmarësit në hulumtimin tonë pohojnë që ato pranojnë këshillat e prindërve mirëpo jo domosdoshmërisht zgjedhin punën apo profesionin që ushtron prindi.
Interesante janë edhe rezultatet ku maturantët pohojnë se 45% e tyre nuk marin këshilla nga stafi profesional i shkollës nga pedagog, sociolog, psikolog, apo profesor të tyre nga kjo kuptojnë se përqindja është shumë e lartë në bazë të përgjigjeve të marura.
Është diskutabile fakti që pothuajse shumica e subjekteve pjesmarës në hulumtim nuk zgjedhin profesionin duke u bazuar kryesisht në bazën e vlerës monetare.
Supozohet që të mbledhim sa më shumë informata në këtë drejtim, do jetë më se e nevojshme që maturantët të orientohen në mënyrë profesionale dhe të gjejnë veten e tyre, në të ardhmen.
Përgatiti: Mergime Tefiki
Comments
Post a Comment