Mësimdhënësi ideal për ty

Disa mendime shumë interesante nga nxënësit e shkollave të mesme (maturantë) për ''Mësimdhënësin ideal të tyre''

Mësimdhënësi ideal për mua është ai person i gatshëm që të kontribojë në ndërtimin tënd. Është ai person që nxjerr dhe punon për të mirën tënde duke dalë nga monotonia.
                                                                                                                                                                                                                                                                            Genta Adbiji

Mësuesin ideal do ta përmbledhja me një thënje:"Mësuesi është ai që gjërat e vështira i bën të duken të thjeshta"
                                                                                                                                                                                                                                                                             Çlirime Saiti

Për mua një mësimdhënës ideal është dikush i cili mundohet të na kuptojë dhe të hyj në botën tonë dhe që na bën më të lehtë komunikimin me të. I denjë për të qenë shembull që ne të ndjekim hapat e tij në të ardhmen. Të jetë i sinqertë dhe të na motivoj që të ecim përpara. Mbi të gjitha dikush që na rrespekton dhe vlerëson opinionet dhe idetë tona.
                                                                                                                                                                                                                                                                               Hafsa Ibishi

Mësimdhënia ideale për mua është që një profesor/profesoresh të na motivojë mbi atë çfarë ne kemi nevojë, edhe pse gjatë kësaj periudhe mësimi online ka qenë më shumë se sa ditët stresuese të testeve në shkollë. Një mësimdhënës duhet përveç motivimit, të na lehtësojë atë që ne e shohim 'diçka të rëndë' dhe mbi të gjitha, duhet të na notojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.
                                                                                                                                                                                                                                                                              Anonim

Mësimdhënësin ideal e gjen shumë rallë në institucionet tona të arsmit , pas një kërkimi të gjat atë e gjejmë në mesin e të ashtuquajturve mësimdhënës, të cilët vijnë dhe ligjërojn vetëm me trup por jo me zemër. 
Një mësimdhënës ideal më shumë e kupton nxënësin e tij se sa mësimin që e ligjëron. 
Një mësimdhënës duhet të jet i hapur dhe i lidhur me nxënësit e tij siç ështe edhe me fëmijët e tij sepse vetëm atëherë mund të krijohet një lidhje që e shpërdan diturinë me sukses, nuk do të thot se një mësimdhënës çdoherë duhet të ligjëroj për lëndën e tij por duhet ti udhëzoj nxënsit e tij edhe në jetën shoqërore.
                                                                                                                                                                                                                                                                           Taulant Llokmani  

Mësimdhënësin tim ideal e shoh si një njeri të qetë, të kuptueshëm. Një person i cili çdo herë është afër nxënësve të tij, të sillet mirë me të gjithë pa mar parasysh nxënësin ose suksesin e nxënësit që do të thotë të mos mbaj vetëm anën e nxënësve të cilët kanë sukses të mirë e që i kanë prindërit në ndonjë post më të lart por tju kushtojë kujdes edhe nxënësve tjerë.
                                                                                                                                                                                                                                                                           Anonim

Shembulli më konkret për mua, sa i përket një mësimdhënësi duhet të posedojë këzo veti që janë të shpërndara tek shumë njerëz por jo të gjitha në një: mësimdhënësi të shpërndaj optimizëm dhe kujdes tek të gjithë nxënësit me shkas që të bëhet një nga pikët motivuese dhe shtyse për procesin e të mësuarit. Të jetë i pajisur me dituri të mjaftueshme për lëndën përkatëse të të ligjëruarit.
                                                                                                                                                                                                                                                                            Gentina Abdiji

Padyshim që dituria është dritë, mësimdhënësi kandil ndriçues. Dituria është pasuri mësimdhënësi thesar i pashteruar. Të jesh mësimdhënës është mision hyjnor, madhështor dhe i bukur që kërkon përgjegjësi, pasi edukon një brez të ri. Të gjithë njerëzit mund të bëhen mësimdhënës por kush do të ishte më ideali? Sigurisht duhet poseduar disa karakteristika të veçanta. Për mua një mësimdhënës ideal do të ishte një mësimdhënës i cili njeh mirë lëndën, shpjegon mësimin në detaje qartë dhe jep informacione shtesë. Që nga momenti kur hyn në klasë reflekton pozitivitet, harmoni mes nxënësve poashtu edhe harmoni gjatë zhvillimit së orës mësimore. Që ora të jetë më atraktive mësimdhënësi duhet të përdor mënyra të ndryshme për zhvillimin e mësimit. Si p.sh: gjatë stinës së verës të organizoj mësim në natyrë me qëllim që nxënësit të njohin natyrën nga afër dhe të studiojnë atë, por edhe ora t'iu duket më interesante dhe të ketë më shumë aktivitete.
Ndërsa gjatë stinës së dimrit në pamundësi për zhvillim mësimor në natyrë shumë më atraktive do të ishte që ora të zhvillohet me prezantim në kompjuter me fotografi dhe video të ndryshme. Të mos jetë i rreptë me nxënësit, çdo problem dhe keqkuptim të zgjedh në qetësi. Duke mos përdorur ndëshkime të rënda por me disiplinë pozitive. Duke mos i ofenduar me ndonjë fjalë të rëndë. Një mësimdhënës duhet të jetë shembull i motivimit, respektit dhe dashurisë ndërmjet nxënësve në klasë. Të përgjigjet gjithmonë të inkuadroj të gjithë nxënësit në mësim të gjithë të jenë aktiv në zhvillimin e mësimit edhe ata të cilët kanë druajtje që të flasin para të tjerëve. Mësimdhënësi duhet të përpiqet në mënyra të ndryshme të largojë këtë ves nga ata nxënës. Të jep detyra të reja sfiduese për nxënësit me qëllim që ata të sfidojnë veten, aftësitë dhe vetëbesimin e tyre. 
Të organizoj të paktën dy orë shtesë në javë për çdo paqartësi në mësim dhe informacione shtesë. Mësimdhënësi në asnjë moment nuk duhet të lejojë që atmosfera mësimore të shëndërohet në atmosferë bisedë. Një mësimdhënës i denjë do të ishte ai/ajo që nuk bën dallime në mes nxënësve për nga aftësitë e tyre, religjione etj, sepse një dallim apo anashkalim rënon çdo vetëbesim, mban premtimet dhe nuk gënjen që ti injoroj dëshirat e nxënësve. Dhe më e rëndësishmja do të ishte që mësimdhënësi t'mos ua mësoj notimin vetëm me numra, sepse dija në krahasim me notën gjithmonë do mbetet numër. Të mundohet që me fjalë motivuese, inspiruese dhe pozitive nxënësit të cilët nuk janë të përqëndruar në mësim të organizoj aktivitete interesante. Që dituria të lulzojë nevojitet që mësimdhënësit të punojë ndërsa nxënësi të mësojnë. Vetëm atëherë do të ndryshojmë dhe shpëtojmë një vend, jë popull, një komb. Ndërsa në fund do të doja të veçoja një frazë të shkrimtarit William Arthur Ward ku thotë:
 Mësuesi mediokër- tregon
 Mësuesi i mirë - shpjegon
 Mësuesi superior - demonstron
 Mësuesi madhor - inspiron
                                                                                                                 Egzona Neziri

Mësimdhënësi ideal është fener në mes të erësirës, mjafton që ta ndjekësh rrugën drejt suksesit duke mbajtur fenerin në dorë. Ta ndjekësh rrugën drejt suksesit nuk është fare lehtë, por ta kesh mbështetjen e mësimdhënësit është bekim nga Perëndia! Gëzoj fatin që takova mësimdhënëstë tillë, ata janë heronjë të vërtetë, nuk besoj që mund të bëhem si ata, por të paktën të jem sa gjysma e tyre! Dua që të ndjek rrugën e aritjeve të tyre dhe të bëhem unë shembull i dikujt dhe atëherë t'ua dijë vlerën heronjëve të vërtetë. Dëshirat dhe uratat më të mira u kushtohen të gjithë mësimdhënësve që ndikuan në edukimin dhe arsimin tonë, Zoti i bekoftë! Mësimdhënësit i mirë tregon e shpjegon, mësimdhënësi ideal inspiron.
                                                                                                                   
                                                                                                                  Vjollca  Neimi

Mësimdhënësi ideal për mua personalisht është ai mësimdhënës i cili e ka qartësinë e mësimdhënies. Unë njoh shumë mësimdhënës që e dinë mirë lëndën e tyre mirëpo nuk mund të arijnë që të përshtatitn me fjalorin, nuk i përshtatin me konceptet e mësimit si dhe kur shpjegon mësimin me shembuj. Domethënë një mësimdhënësideal përveç se duhet të dijë lëndën e tij shumë është e rëndësishmë që të arijë të shpërndaj diturinë.
                                                                                                                       Iljaz Tefiki
                                                                                                                          

                                                                                                                                                         

Comments