Jeta fillon në familje e cila paraqet bazën e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve, ku çdo prind është i obliguar që të jep kontributin e vet në mënyrë të drejtë kundrejt zhvillimit të fëmijës, së pari duke e trajtuar si qenie njerëzore, duke e vetëdijësuar për gjërat që e rrethojnë dhe për botëkuptimet qe do të duhet t’i mësojë përgjatë gjithë jetës.
Fëmijët janë ardhmëria jonë, neve duhet të kemi kujdes në zhvillimin shëndetësor të tyre, të kemi kujdes në rritjen, në zhvillimin psiko-fizik, zhvillimin emocional, intelektual, moral, estetik si dhe atë punues. Me rëndësi të veçantë është mënyra se si ne kontaktojmë me to, se si i përkrahim, se si i mësojmë dhe edukojmë. Probleme të shumta na paraqiten në shoqërinë e sotme ku shumë fëmijë kanë dëmtime dhe ngecje në zhvillim si pasojë e shumë faktorëve të ndryshëm, ato mund të jenë të natyrave të ndryshme dhe kushteve të ndryshme ku jetojnë dhe veprojnë.
Si faktorë të rëndësishëm mund të përmendim :
- edukimi dhe arsimimi i dobët,
- probleme familjare,
- gjendje e rëndë ekonomike,
- faktori gjenetik-trashëgimia,etj.
Të shumta janë problemet që paraqiten në shoqërinë tonë të cilat kërkojnë shumë vëmendje dhe shumë punë për të gjetur rrugën dhe mënyrën e përshtatshme për to.
Sot ne kemi përpara familje të shkolluara, të ngritura për nga niveli i vetëdijes, të cilët mbështesin bashkëpunimet me mësues dhe edukator të cilët së bashku do të kontribuojnë në zhvillimin e fëmijës , por edhe së bashku të definojnë pengesat që mund të ketë fëmija.
Rëndësi të madhe duhet të kemi mbi fëmijët që kanë pengesa në zhvillim, varësisht nga lloji i dëmtimit, atyre duhet t’u ofrohen kushte për punë, materiale mësimore, transporte, duhet të mbështeten nga ana e edukatorëve, të ndjehen të sigurtë, të jenë në një rreth me të tjerët, të vlerësohen drejtë , etj.
Sot në botën bashëkohore fëmijët më pengesa zhvillimore kanë një vend të rëndësishëm, për ato kujdesen ente të posaçme që trajtojnë këta fëmijë dhe ekzistojnë mundësi të shumta që të ndihmojnë në edukimin dhe arsimimin e tyre. Ekzistojnë fondacione të posaçme që sigurojnë mjete adekuate për trajnimin e tyre, prandaj ata sot nuk mund të trajtohen si të huaj, por në mesin e të gjithëve dhe si të gjithë.
Familja mbi të gjitha jep rezultatin për mënyrën e formimit të vet fëmijës, ku në bashkëpunim me arsimtarët arrijnë suksesin e gjithanshëm.
Dobësimi i shikimit, i njohur si dëmtimi i të pamurit, është një përkufizim mjekësor i matur kryesisht në bazë të mprehtësisë vizuale më të mirë të syrit të një individi, në mungesë të trajtimit të tillë si syzet e korrigjueshme, pajisjet ndihmëse dhe trajtimi mjekësor – dëmtimi i shikimit mund të shkaktojë vështirësi individuale me detyrat normale të përditshme, duke përfshirë leximin dhe ecjen si dhe obligime të tjera të obligueshme që më vështirësi e pësojnë fëmijët, pasi ndodh që të jenë më të dobët emocionalisht.
Nga të dhënat e grumbulluara ne bashkëpunim me shkollat e rrethinës së Tetovë vërtetuam se ato posedonin kushte, mjete pune për nxënës me dëmtime pamore.
Hipotezë kryesore për rëndësinë që paraqesin mjetet, kushtet dhe teknikat e punës në procesin mësimor me këta nxënës, sepse mësimdhënësit janë ata të cilët me mjeshtërinë e tyre pedagogjike duke u gjendur përballë disa situatave të ndryshme dhe të padëshiruara në shkollë duhet të jenë shtytës dhe motivues për këta nxënës si dhe të jenë të suksesshëm në mbarëvajtjen e punës edukativo-arsimore.
Si pikë kryesore mund te ceket edhe bashkëpunimi mësues-prindër, për të kuptuar se sa prindërit i njoftojnë mësuesët lidhur me dëmtimin që kishte fëmija i tyre, duke kuptuar se kemi një numër të madh të prindërve që treguan se ishin bashkëpunues dhe se i njoftonin mësuesit për dëmtimin që posedonte fëmija i tyre.
Mosha në kategorinë më të ndjeshme, siç janë fëmijët, është një ndër elementet më të rëndësishëm, ku tashmë ndodhemi në situatë ku nuk mjeshtërohet vetëm me gjendjen fizike dhe aftësore të fëmijës por edhe me gjendjen psiko-emocionale, rrethanat dhe situatat në të cilat mund të ndodhet fëmija, janë në dorën e prindit, tutorit apo mësuesit për t’u menaxhuar dhe mjeshtëruar.
Nxënësit të cilët kanë dëmtim serioz në të parë dhe të cilëve u nevojitet ndihmë speciale në procesin edukativo-arsimor i identifikojmë si nxënës me nevoja speciale arsimore.
Këta nxënës nuk mund ta shohin tabelën shkollore, kanë probleme serioze në të lexuar dhe të shkruar të shkrimit të dukshëm ose nuk mund të lexojnë fare në mënyrë vizuale dhe rëndë ose fare nuk orientohen në mjedis.
Në kuptimin arsimor pedagogjik fëmijët me dëmtime pamore ndahen në dy grupe:
-nxënësit e verbër që nuk munden të lexojnë tekstet e madhësisë Jager 8 dhe më I vogël (font Time New Romans 22) - ata arsimohen me alfabetin e Brajlit.
-nxënës me dëmtime në të parë të cilët i lexojnë shkronjat deri në 8 Jager.
SIMPTOMAT TË CILAT NA TREGOJNË PENGESAT, E TË PARIT
Sipas G. Zovko janë këto:
-shpeshherë i fërkon me duar sytë,
- tentimi i llojit “heqja e sekreteve nga syri ose heqja e pëlhurës, mjegullinës”,
-pakënaqësia ose të qarit gjatë të shkruarit me afërsi ose largësi,
-e mban trupin të shtangur,
-e ngrit fytyrën dhe shikimin lart,
-e kthen fytyrën dhe shikon anash,
-e shtyn kokën përpara e ngjajshëm.
Edukimi special dhe rehabilitimi ndahet në disa fusha, të cilat merren me rehabilitimin e
fëmijëve me dëmtime në zhvillim.
Tiflologjia është shkenca e cila merret me edukimin special të fëmijëve me dëmtime në të parë, siç janë: Të pamurit e dobët, gjysmë të dobët dhe total.
Të arrish të kuptosh se në shoqërinë tonë ekzistojnë forma të ndryshme të shkallëve të dëmtimeve nga më të ndryshmet është rrënqethëse,sidomos kur ato kanë zanafillë të hershme.
Fatmirësisht në shkollat tona nuk hasëm fëmijë me dëmtime të rënda pamore, por vetëm në disa raste pak më të lehta të cilat dhe ishin nën përkujdesje të vazhdueshme mjekësore si dhe shikimeve të rregullta sistematike.
Hipotezën e parë e kanë mbështetur një numër minimal i mësimdhënësve të cilët kanë theksuar se pjesërisht sigurojnë mjete dhe kushte pune për fëmijët me dëmtime pamore, gjë e cila është tepër shqetësuese sot në këtë botë bashkëkohore dhe me teknologji të zhvilluar, nje numër i madh i mësimdhënësve aspak nuk i kushtojnë rëndësi planit dhe programit për punë me këta fëmijë, gjë e cila dhe vështirëson procesin mësimor, ku mund te theksojmë se gjatë të lexuarit fëmijët me dëmtime pamore ndjenin vështirësi të mëdha ku dhe këtë e konfirmuan dhe mësimdhënësit e tyre, sidomos në raste kur kërkohej koncentrim dhe vëmendje më e madhe.
Rëndësinë rreth njohurive të përdorimit të teknikave dhe mjeteve për punë me këta nxënës shumica e mësimdhënësve e shprehën se ia kushtonin pjesërisht dhe jo mjaftueshëm.
Ndërkaq prindërit e fëmijëve shprehën gadishmëri bashkëpunimi me mësimdhënësit për të plotësuar kushtet, mjetet e duhura për fëmijët me dëmtime pamore, e mbi të gjitha ishin kërkues të bashkëpunonin me edukator special dhe rehabilitor adekuat.
Mesazhi që duam të japim është se mësimdhënësit të jenë më kërkues në plotësimin e mjeteve dhe kushteve për punë me këta fëmijë, duke u mundësuar kështu që ata të mos kenë ngecje. Akoma më shumë gjatë të mësuarit. Rekomandohet që të ketë një bashkëpunim të mirëfilltë me prindërit si dhe personelin pedagogjik special për të trajtuar dhe punuar në mënyrë të mirëfillte me këta fëmijë, duke u bazuar se është çelësi i suksesit për punë me fëmijët me dëmtime pamore.
Njëherit duhen rrishqyrtuar që shkolla të përgatit plane dhe programe të veçanta me të cilat do të udhëhiqen mësimdhënësit për punë me këta fëmijë, sepse PIA është bazë kryesore.
Punoi: Teuta Bajrami dhe Mirzane Hajruli.
Comments
Post a Comment