,,Një ditë për të thënë faleminderit''

    Besoj që shumica e nxënësve kanë një mësues të tyre te preferuar një të tillë e kam dhe unë! Mësimdhënia është një punë e vështirë, por është ajo ku mund të bësh ndikimin më të madh në jetën e një personi tjetër.

     Një mësues i cili ka transformuar jetën time dhe ky nuk është mësuesi i parë si ndoshta tek shumica që është në fillimet e para të shkrim leximit. Sigurisht është shumë e rëndësishme dhe njëkohësisht e vështirë kur mëson shkrim leximin..  Shumë gjëra kanë ndryshuar tek unë nga shkollimi i klasëve te pesta, gjashta, shtatë dhe tetë, e ai që bëri këtë ndryshim ishte kujdestari i klasës mësuesi, mentori, udhërëfyesi NEXHBEDIN HALITI! Çfarë të thuash për të është e paktë. Ai i cili ndikoi që në rrënjët tona! Do thoni por çka ka bërë ai?! Ndoshta do mendoni diçka tjetër por është shumë e rëndësishme të ndikosh tek nxënësi me gjëra shumë te vogla që ndoshta nuk je edhe i vetëdijshëm se kanë ndikuar ato te dikush.

    Mbaj mend pothuajse të gjitha orët e klasës por edhe të matematikës (pasi është edhe mësimdhënës i matematikës) nuk di tjetër mësimdhënës që ka kontribuar më shumë te nxënësit e tij, një mësimdhënës që na mësoi edukatën, na mësoi mbrojtjen e ambientit jetësor, na mësoi mirësinë, dashurinë, zgjedhjen e problemeve, na largoi ndruajtjen, turpin, shprehitë negative, dhe kjo jo vetëm te unë por është munduar me maksimalizëm dhe me shumë profesionalizëm te të gjithë nxënësit e tij.

    Ishte e pamundur që të mos të kuptonte ndonjë nxënës lëndën e tij! Të gjithë filluan ta duan matematikën, të gjithë prisnin me entuziazëm orën e tij. Nuk e kuptoja si arinte të zgjidhte gjithçka dhe këtë nuk e kam vetëm për problemet matematikore por edhe për çdo gjë tjetër që u paraqiteshte në klasë, e kjo jo vetëm te nxënësit që ishin pak më tekanjoz por edhe te nxënësit si unë që nuk krijonin probleme ishin të urtë dhe të qetë, por ai nuk anashkalonte asnjërin nuk e di se ku edhe e gjente kohën....

    Ai bënte orën aq atraktive dhe me shumë aktivitete sa që kuptova se nuk mund të ketë lëndë, që nuk mund të bëhet interesante përderisa edhe lënda e matematikës ishte aq interesante në orën e tij. Nuk na mbante, gjithmonë në klasë, mbaj mend që na ndante në grupe dhe na nxirte jashtë që të matnim objekte të ndryshme dhe më pas të punojmë detyrat dhe të zgjedhim problemet matematikore, por edhe gjatë orës së klasës ku na edukonte për shumë gjëra e një ndër to ishte edhe mbrojtja e ambientit jetësor dhe sigurisht na tregonte për bukuritë që na i ka falur natyra.

    Ai problemet që kishin nxënësit i zgjidhte njëjtë sikur detyrat matematikore! Ishte shumë e çuditshme sa që kur e mendoj tash ai për ne ishte edhe një psikolog! Ai nuk na e dha neve vetëm arsimimin por edhe edukatën. Tani që edhe vet kam studiuar mësimdhënien e kuptoj edhe më shumë rolin dhe rëndësin e tij në jetët tona.

Ai ishte në gjendje të shihte te të gjithë nxënësit pikat e forta dhe ato të dobëta përderisa ju siguronte ndihmë dhe udhëzime, ndërsa tek unë pa si pikë të fortë ''punën,,!

      Mësuesit nuk e pranojnë dështimin, dhe për këtë arsye, nxënësit kanë më shumë gjasa të kenë sukses.  Mësuesit dinë kur t'i shtyjnë nxënësit, kur të japin një mashtrim të butë në drejtimin e duhur dhe kur t'i lënë nxënësit ta kuptojnë vetë.  Por ata nuk do ta lënë një nxënës të heqë dorë.

Në qoftë se do të duheshte të marë një shembull nga mësimdhënësit që kam pasur deri më tani padyshim që do e zgjedhja mësuesin tim të kujdestarisë!

    Pra, nëse keni një mësues, ju jeni një nga ata më me fat, i cili tek unë nuk është i vetmi që ka ndikuar në jetën time, por është i pari dhe më i rëndësishmi.  Një ditë, me siguri do të shikoni prapa në jetën tuaj, sukseset tuaja, ëndrrat që keni bërë të vërteta ose gjërat e vështira që keni mbijetuar.  Shanset janë të mëdha që fjalët e një mësuesi të kenë ndihmuar të arrish këto gjëra.  Mbase tashmë e dini kush do të jetë ai mësues.  Pse të mos i gjeni dhe të thoni ''faleminderit,, sot në Ditën Botërore të Mësuesit?

     Duke marrë parasysh që mësuesit formojnë brezat e ardhshëm, marrja e një dite çdo vit për të thënë "faleminderit" është më e pakta që mund të bëjmë.  Pavarësisht se ku jeni në botë sot, mos harroni se mësuesit kanë rëndësi.


Nga: Mergime Tefiki

Comments