Muzeu i shkollës ''Normalja e Elbasanit''



Është diçka që duhet të mbrohet dhe të ruhet si thesar, është diçka e krijuar nga paraardhësit tanë për ne dhe do të jetë nga ne për të tjerë. Këto janë vatrat e arsimimit dhe edukimit, që janë themeluar me shumë sakrifica me një qëllim të përbashkët të mësojmë dhe të mbijetojmë, në këtë botë edhe pse jemi të përkohëshëm. Është një shkollë fillore dhe e mesme e veçantë dhe me rrezatim të rrallë: Normalja e Elbasanit. I ka rezistuar kohës dhe paraqet modelin e parë të ndjenjës së thellë dhe përpjekjeve të Shqipëtarëve që të avansohen dhe të kenë një rol në kohë të vështira. Rëndësinë e gjësendeve të vjetra e dimë dhe janë ato që ruhen në muze të ndryshme, por shkolla si institucion në vete paraqet një muze në formen e vet që  asnjëherë nuk do të shuhet as nuk do të errësohet shkëlqimi i fortë i kësaj vatre drite e diturie.

Normalja e Elbasanit, e hapur në dhjetor të vitit 1909, është shkolla e parë e arsimit profesional arsimor në gjuhën shqipe, e krijuar në bazë të vendimeve të Kongresit të Elbasanit, i cili ishte mbajtur tre muaj më parë në po atë vit. 


Përbrenda shkollës gjendeshte edhe, muzeu i shkollës që përshinte gjithë materialet dhe mjetet të cilat kanë mbetur si gjurmë të pashlyera në jetën e arsimit dhe të kulturës tonë kombëtare për të dhënë vërtetësi,  vlera dhe kontributin e mësuseve dhe ish nxënësve, me portrete dhe shumë figura, dokumente origjinale e fotokopje, albume fotografike, botime të së kaluarës, revista, regjistra, protokolle të këshillit pedagogjik, kujtime etj.


Përveç këtyre organizohet që materialet e përgatitura do të rruhen në një bazë të dhënash dhe do të ofrohen online në formën e një muzeu virtual, me qëllim që të krijohet edhe një ambiet i sigurisë dhe i përshtatshëm për ruajtjen e materialeve të muzeut.
Një nostalgji e së shkuarës, por edhe për një vlerësim të atyre trashëgimive të mrekullueshme që i dhanë kombit tonë janë të gjitha këto dëshmi që gjenden në këtë muze.


Janë edhe shumë portrete, përfaqësues të brezave normalistë. Në vitrina tërheqin vëmendjen dhjetëra dosje dokumentesh, albumesh fotografikë, replikë të shumëllojshme, botime të së kaluarës dhe të së tashmes, revista, regjistra, protokolle të këshillit pedakogjik, kujtime të ish normalistëve.




E konceptuar që në themelimin e saj si një shkollë e nivelit gati Universitar mësuesit e dalë prej saj ishin të preferuar kudo në trojet shqiptare. Falë format shkencore pedagogjik e didaktik ata dëshmuan të jenë të aftë për të dhënë mësim edhe në shkollat e para të mesme që u hapën në Shqipëri, Kosovë, dhe në Maqedoninë Perëndimore.
Profesioni i mësuesisë u bë i dashur dhe i respektuar për Elbasanasit, që e admiruan dhe e trashëguan atë. Brez pas brezi më të drejtë ata e quanin normalen  ''Shkolla Jonë''.


Disa nga materialet dokumentet, programet, regjistrat dhe dosjet nga muzeu.


Drejtori i parë i Normales së Elbasanit ka qenë Luigj Gurakuqi. Me rastin e hapjes së Shkollës, para nxënësve, arsimtarëve dhe popullit të tubuar, Gurakuqi në fjalimin e tij, ndër të tjera kishte theksuar: “ Shqipëria u lëkund e tëra nga zëri i Shkollës Normale; atdhetarët nuk kursyen ndihmat e veta të begata, ndërsa djemtë tanë rrodhën nga të gjitha viset e Shqipërisë.


Drejtorët e normales në vite. 




Normalistë në familjen Lamçaj



Mësues i merituar i shkollës Hyqmet Shingjergji


Në rrjedhën e jetës së kësaj shkolle të madhe e kombëtare në të cilën shfletojmë faqe të lavdishme, njihemi me sa e sa mësues, drejtor, e pedagog që nuk kursyen asgjë që të përgatitnin gjeneratat e ardhëshme.

''SË BASHKU TË PËRCAKTOJMË RRUGËN E DREJTË TË SË ARDHMES''



Përgatiti: Mergime Tefiki

Comments