Një intervistë me djallin i cili tregon se si duhet të jetë sistemi arsimor. Kam marë vetëm pjesën se si duhet të jetë sistemi arsimor dhe jo atë pjesë se si është në të vërtetë, të përqëndrohemi më shumë në anën konstruktive dhe pozitive!
Py: Më përshkruaj fjalë për fjalë ndryshimet që na nevojiten neve, në sistemin arsimor?
Për: Ju po më detyroni të tradhtoj veten time! Ja ku e ke përgjigjen: ktheni mbrapsht sistemin e tanishëm arsimor, duke iu dhënë privilegjin fëmijëve, që të jenë ata që udhëheqin punën në shkolla, në vend që të ndjekin rregullat e zakonshme për të marrë vetëm njohuri abstrakte. Mësuesit (edukatorët) duhet t'u shërbejnë nxënëse dhe jo nxënësit mësuesve. Sa më shpejt që të jetë e mundur, duhet të organizoni që të gjithë shkollat të punojnë me një metodë të përcaktuar, përmes së cilës studentët mund të mësojnë duke bërë diçka. Në klasë, çdo student duhet të përfshihet në aktivitete që lidhen me problemet ditore të jetës. Idetë janë fillimet e arritjeve ndërnjerëzore. Mësojini studentët ose nxënësit që të njohin idetë praktike, duke i ndihmuar ata të arrijnë çfarëdo që kërkojnë nga jeta. Mësojini nxënësit dhe studentët se si ta organizojnë kohën dhe buxhetin dhe, mbi të gjitha! Mësojuni të vërtetën se koha është pasuria më e madhe e mundshme dhe më e lira për qenietpërmes vetëkontrollit. Mësojuni fëmijëve vlerën dhe mes njerëzore. Mësojuni nxënësve motivet bazë, nga të cilat ndikohen të gjithë njerëzit dhe mundësojuni atyre se si t'i përdorin këto motive në plotësimin e nevojave të tyre dhe në arritjen e lukseve në jetë. Mësojuni fëmijëve se çfarë të hanë, sa të hanë dhe cila është lidhja 1 ushqimit të duhur dhe shëndetit të mirë. Mësojuni fëmijëve natyrën e vërtetë të emocioneve të gjinisë dhe, mbi të gjitha, mësojuni se ato mund të shndërrohen në instrument për interpretimin e stimulit që shkakton mendimin. Mësojuani fëmijëve se çfarë është harmonia në mendjet e tyre dhe se kjo gjë është e arritshme vetëm një fuqi lëvizëse të mundshme, për t'ju ngjitur në maja të larta. Mësojini fëmijët të jenë të vendosur në të gjithë gjërat që bëjnë, duke filluar që me zgjedhjet e qëllimeve madhore që kanë në jetë! Mësojuni fëmijëve për anën e mirë apo të keqe të parimet e shprehisë, duke e përdorur si shembull subjektin në jetën e përditshme të fëmijëve dhe të të rriturve. Mësojini fëmijët se shprehitë fiksohen përmes ligjit të ritmit hipnotik dhe ndikimit. Ata mund t'i adaptojnë kur janë të vegjël dhe mund t'i largojnë nga mendimi i pavarur i tyre! Mësojuni fëmijëve dallimin mes dështimit të përkohshëm dhe dështimit të vërtetë dhe tregojuni atyre se si të gjejnë avantazhet e tyre pas çdo dështimi. Mësojini fëmijët të shprehin mendimin e tyre pa frikë dhe të pranojnë ose refuzojnë me vullnet të lirë të gjitha idetë e të tjerëve. Mësojini fëmijët që të marrin vendime shpejt dhe t'i ndryshojnë ato nëse do t'iu duhet, me qetësi dhe durim, por asnjëherë pa një arsye papërcaktuar. Mësojuni fëmijëve se truri i njeriut është instrumenti, me anë të të cilit ai pranon, nga magazina e madhe e natyrës, energjinë e specializuar në mendimet e përcaktuara. Truri nuk mendon, por shërben si një instrument per interpretimin e stimulit që shkakton mendimin. Mesojuani fëmijëve se çfarë është harmonia në mendjet e tyre dhe se kjo gjë është e arritshme vetëm përmes vetëkontrollit. Mesojuani fëmijëve vleren dhe natyrën e vetëkontrollit, Mësojini fëmijët se ka një ligi për rritjen e shpërblimit, i cili mund të jetë dhe duhet të vendoset në bashkëveprim me çështjen e shprehisë, duke punuar gjithnjë më shumë dhe më mirë sesa pritet nga ato. Mësojini fëmijët për natyrën e vërtetë të rregullës së artë dhe, mbi të gjitha, shpjegojuni atyre se përmes veprimit të këtij parimi, çdo gjë që ata bëjnë për të tjerët, ka të njëjtën vlerë edhe për ata vetë. Mësojini fëmijët të mos të kenë opinione të tjera, përveç atyre që janë formuar nga faktet dhe besimet që mund të pranohen si fakte. Mësojuni fëmijëve se duhani, alkooli, narkotikët dhe teprimi i seksit e shkatërron fuqinë e vullnetit dhe e dërgon në shprehinë e endjes. Mos ia ndalo këto të këqija, vetëm sqaroja ato. Mësojuani fëmijëve që t'i qëndrojnë lart rrezikun në të besuarit çdo gjë, vetëm sepse prindërit e tyre, drejtuesit religjiozë ose dikush tjetër thotë ashtu. Mësojini fëmijët që të ballafaqohen me faktet, të cilat qofshin të këndshme apo të hidhura, pa përdorur mashtrim ose pa ofruar alibi. Mësojini fëmijët të inkurajojnë përdorimin e shqisës të tyre të gjashtë, përmes ideve që paraqiten në mendjen e tyre në formën e një burimi të panjohur dhe t'i shqyrtojnë me kujdes ide të tilla. Mësojuani fëmijëve kuptimin e plotë të ligjit të kompensimit, siç ishte interpretuar nga Ralf Ualdo Emersoni. Mësojuni fëmijëve se përcaktimi i qëllimit, i mbështetur me plane të përcaktuara, të aplikuara me këmbëngulje dhe vazhdimisht, është lutja më efikase e mundshme për qeniet njerëzore. Mësoji fëmijët se hapësira që ata zënë në botë matet në mënyrë përfundimtare nga kualiteti dhe kuantiteti i shërbimit të vlefshëm që ata e bëjnë në botë. Mësojini fëmijët se në botë nuk ka problem që nuk ka një zgjidhje të përshtatshme dhe se kjo zgjidhje shpesh mund të gjendet në rrethanat që krijuan problemin. Mësoji fëmijët se kufizimi i real është ai të cilin ata e vendosën ose lejuan që të tjerët ta zhvillojnë në mendjen e tyre. Mësojini fëmijët se njeriu mund të arrijë çfarëdo që mund të dëshirojë dhe të besojë! Mësojini fëmijët se të gjitha ndërtesat e shkollave dhe të gjithë librat shkollorë janë implementim elementar, i cili i vjen në ndihmë zhvillimit të mendjes së tyre, por se e vetmja shkollë reale për ta është universiteti i madh i jetës, ku personi ka privilegjin të mësojë nga përvoja. Mësojini fëmijët të jenë të vërtetë me vetveten gjatë gjithë kohës. Nëse nuk ia arrijnë të kënaqin të tjerët me veprat e tyre, ata duhet të kënaqin, së pari, veten, duke qenë vetvetja.
Pjesë e shkëputur nga libri Mposhtja e djallit nga Napoleon Hill.
Përgatiti: Mergime Tefiki
Comments
Post a Comment