Di që shumë mësimdhënës ndoshta e kanë të vështirë të japin mësime online por ato kanë rolin më të rëndësishëm në lehtësimin e mësimnxënies dhe pse jo të largohen ndoshta nga ajo monotonia e përditshme kur ato kanë shkuar në shkollë si për nxënësit ashtu edhe për mësimdhënësit. Të realizojnë diçka më interesante nga e zakonshmja, sigurisht që jemi të vetëdijshëm se askush nuk mund të zëvendësoj shkollën, fjalën e drejtëpërdrejtë të mësimdhënësve dhe reflektimin e nxënësve. Por në situata të vështira, si kjo që është kohëve të fundit disa nga platformat apo aplikacionet që kam përmendur më poshtë janë zgjidhja ideale që nxënësit të mos ngelin prapa me mësime dhe të largojnë sado pak mendimet nga situatat e krijuara kohëve të fundit dhe të punojnë diçka. Ndoshta nuk është e lehtë aq sa mund ta tregojmë por mund të kërkoni ndihmë nga ndonjë i afërm ose nëpërmjet youtube-it duke ndjekur instruksionet që i shohim.
Mësimdhënësit shpesh nuk arrijnë të bëjnë lidhjen midis asaj që bëhet në një klasë fizike dhe asaj që bëhet në internet. Jo të gjitha mund ti bëjmë nëpërmjet internetit por aq sa do të keni mundësinë. Disa nga këto platforma janë:
Zoom
Softveri më i mirë për video, webinar dhe ndarjen e burimeve përmes videove.
Në fillim të vitit 2020, përdorimi i Zoom u rrit ndjeshëm pasi shkollat dhe kompanitë adoptuan platformën për punë në distancë në përgjigje të pandemisë së koronavirus në shumë vende. Studentët, nxënësit dhe mësimdhësit në radhë të parë për funksionimin e këtij aplikacioni me qëllim të mësimit në distancë në raste të vështira. Është më shumë i preferuar për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët universitar të cilët nëpërmjet emailit të tyre shumë shpejt dhe lehtë mund të kyçen nga udhëzimet e mësimdhënësve të tyre.
Flipgrid
Mund të fuqizojë çdo zë në klasën tuaj duke regjistruar dhe ndarë video të shkurtër, të mrekullueshëme. Një zgjidhje tjetër e shkëlqyer për të përdorur Flipgrid me klasën tuaj. Përdorni Flipgrid për biseda të mëtejshme në klasë duke caktuar pyetje si detyra dhe më pas mund të vazhdoni bisedën në klasë ditën tjetër. Kërkojuni nxënësve ose studentëve të vlerësojnë një ngjarje kritike aktuale për një studim shoqëror, e përdorin atë në një klasë matematikore për t'u kërkuar nxënësve ose studentëve të përshkruajnë procesin që ata përdorën për të zgjidhur një problem kompleks. Ju gjithashtu mund të përdorni Flipgrid si një mundësi për nxënësit të postojnë rishikime të librave, filmave ose shfaqjeve televizive. Konsideroni të përdorni një "rrjet" si një mënyrë për të mbledhur një sërë përgjigjesh të nxënësve në një temë të vetme: Ndoshta kërkoni nga nxënësit në fund të një njësie të reflektojnë për ato që kanë mësuar dhe ato që do t'u rekomandojnë nxënësve të tjerë.
Screencast-O-Matic
Është një regjistrues i ekranit falas dhe i lehtë për t’u përdorur, ju mund të kapni çdo zonë të ekranit tuaj me opsionin për të shtuar narracionin nga mikrofoni juaj dhe video nga kamera juaj. Në këtë rast ju mund të lidheni më të gjithë nxënësit tuaj dhe të ju sqarini njësinë e radhës ndërsa materialet e përgatitura mund të jua dërgoni nëpërmjet folderit që gjendet në këtë aplikacion, për çdo paqartësi nxënësit mund të kyçen në diskutim më mësimdhësit e tyre. Edhe kjo platformë online më tepër mund të vendoset në zbatim nga nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët. Por me ndihmën e prindërve mundet që edhe nxënësit e shkollave fillore të kyçen në këtë.
Google Hangouts
Është një platformë komunikimi për mesazhe, video chat dhe për ndarjen audio dhe foto për të zhvilluar biseda në grup me deri në 150 persona dhe thirrje video falas. Unë kam filluar të eksperimentoj duke e përdorur atë për trajnimin e mësuesve në internet. Është një mundësi shumë e mirë dhe e lehtë në përdorim që mundet të përdoret edhe nga nxënësit e shkollave fillore me pak ndihmë nga ana e prindërve.
Microsoft Teams
Ofron një gamë të gjerë burimesh - ato gjithashtu ofrojnë bashkëpunim me video.
Mësuesit mund që ta përdorin në çdo kohë: Konsideroni detyrimet tuaja personale dhe profesionale të ruajtjes përpara se të mendoni teknologjinë në internet për t'u lidhur me nxënësit.
Edmodo
U jep mësuesve mjetet për të ndarë mësime tërheqëse, për t'i mbajtur prindërit të azhurnuar dhe për të ndërtuar një komunitet të gjallë në klasën online.
Edmodo është një kompani e teknologjisë arsimore që ofron një platformë komunikimi, bashkëpunimi dhe trainimi për shkollat dhe mësuesit. Rrjeti Edmodo u mundëson mësuesve të ndajnë përmbajtje, të shpërndajnë kuize, detyra dhe të menaxhojnë komunikimin me studentët, kolegët dhe prindërit. Edmodon vetëm se shumë mësimdhënës e përdorin në hartimin dhe filozofinë e tyre: studentët dhe prindërit mund të bashkohen vetëm me Edmodo nëse ftohen ta bëjnë këtë nga një mësues. Mësuesit dhe studentët kalojnë sasi të mëdha kohe në platformë, brenda dhe jashtë klasës. Edmodo është i lirë për t'u përdorur, por gjithashtu ofron shërbime premium.
Google clasroom
I ndihmon studentët dhe mësuesit të organizojnë detyra, të forcojnë bashkëpunimin dhe të nxisin një komunikim më të mirë.
Një mjet i thjeshtë, i lehtë për t’u përdorur që ndihmon mësuesit të menaxhojnë lëndët. Me këtë platformë, mësuesit mund të krijojnë klasa, të shpërndajnë detyra, të japin vlersimet e tyre dhe të dërgojnë feedback apo informatën kthyese, dhe të shohin gjithçka në një vend. Në Universitetin e Tetovës që nga viti i kaluar vetëm se funksionion kjo platformë online.
Socrative
Është aplikacion për një angazhim argëtues dhe efektiv në klasë. Merrni njohuri të menjëhershme në mësimin e studentëve ose nxënësve me kuize, sondazhe, hyrje të lirë dhe më shumë për të krijuar! Sigurisht në të mund të kyçen nxënësit dhe mësimdhënësit. Nëpërmjet kësaj platforme mund të përgatisësh kuiz në lidhje më njësitë mësimore me qëllim të aritjes së vlersimit të nxënësve. Kuizet duhet të jenë të shpejta që të mos marin informacionin nga libri apo interneti po të kenë përvetsur mirë njësinë mësimore.
mësojmëngashtëpia.com
Një nga faqet që ka krjuar Gjilani në Kosovë është mësojngashtëpia.com ku mësimdhënësit përgatisin materiale dhe i shkarkojnë në këtë platformë dhe të gjithë mund të arijnë deri te ato materiale, por përsëri do të ishte e nevojshme që nxënësit të kyçen drejtëpërdrejtë në marjen e informacionit nga mësimdhënësit.
Akademia.al
Edhe Shqipëria ka krijuar platfomën online falas që nxënësit dhe mësuesët të kenë mundësinë të ndjekin të gjitha mësimet.
Kanë filluar që të mbahen edhe programe për nxënësit me nevoja të veçanta, me ndihmën e prindërit dhe me sugjerimet nga edukatorët special dhe rehabilitator me qëllim që të mbajnë balasin, që e kanë fituar dhe për tu zhvilluar edhe më tej.
Kam parë disa mësimdhënës që vendosin disa video me njësitë që i kanë në vazhdim për ti zhvilluar por ajo mund të jetë vetëm për disa nxënës nuk mund të dimë se çfarë nxënës ka nëpër të gjitha klasat. Ne mund të njohim klasën tonë por jo të gjithë klasat e tjera, prandaj është mirë që çdo mësimdhënës të punojë në mënyrë individuale me klasën e vet që tua dërgojë apo të hapë kanal në youtube për nxënësit që ju ka ligjëruar edhe më parë, sigurisht që edhe nxënësit tjerë mund të shohin videot edhe nga mësimdhënës tjerë.
Ju sugjeroj të shfrytëzoni këto platforma online apo aplikacione, në këto periudha të vështira duke bërë një planifikim dhe organizim të rregullt me orarin dhe materialet. Për ato nxënës që do të kenë probleme me internetin apo pajisje të tjera elektronike është mirë që materiali të ju dërgohen pse jo edhe nëpërmjet rrjeteve të tjera sociale nëpërmjet prindërve të tyre. Pasi e dimë që mësimdhënësit kanë të gjitha numrat e prindërve të nxënësve. Sigurisht që është një mundësi e shkëlqyer që të punohet edhe individualisht me nxënësit që hasin vështirësi, edhe atë pa mos u ndjerë indiferent nga të tjerët poashtu edhe për nxënësit e talentuar.
Është shumë e thjeshtë dhe e lehtë që ju të kyçeni në njërën nga këto platforma që i kemi përmendur, mjafton të zgjidhni njërën dhe të lidheni me internet vetëm email juaj ju kërkohet dhe duke ndjekur instruksionet tjera që ju shfaqen vet, dhe ju mund të bëheni pjesë e asaj platforme që dëshironi ta përdorni me nxënësit tuaj.
Përgatiti: Mergime Tefiki
Comments
Post a Comment