Viti i Ri, ditë e parë e vitit. Ditë e ngrohtë me diell edhe pse është 1 Janari. Vendosa që këtë ditë të ngrohtë me diell të shkoj unë që të bëj pazarin e ditës, të blej bukë dhe disa gjëra të tjera që më porositi mami. Duke ecur rrugës po shihja pak fëmijë të lumtur për vitin që po vjen sa andej e sa këndej duke ndezur pak ato fishekzjare që ju kanë ngelur nga mbrëmë. Po afrohem, e po afrohem afër bukëpjekësit, e çuditshme nga larg po shoh tek dera që po shkruan ''close'' por thash me vete ndoshta kanë haruar ta rotullojnë pllaketën, po afrohem e po afrohem nuk ka ndonjë lëvizje, nuk po dëgjoj asnjë zhurmë. Po provoj derën nuk po hapet, e provova edhe njëherë ndoshta nuk e kam tërhequr sa duhet por jo, nuk u hap! Po vështroj në dritaren e bukëpjekësit si një fëmijë i vogël duke afruar duart që të humb reflektimin e dritës nga jashtë, por nuk ka njeri.
Mirë thash me vete mbrëmë kanë festuar dhe është e arsyeshme ndoshta të jetë mbyllur. Mirë po shkoj në market aty sigurisht që do jenë hapur dhe do ketë bukë. Për fat të mirë ishte hapur dhe po shkoj në fillim te këndi i bukëve e bindur që do ketë bukë, por kur e shoh bosh! Po pyes shitësen se ndoshta mund të vinë më vonë me mendimin se njerëzit janë zgjuar më vonë, edhe pse kishte filluar pasditja kur shkova unë. Po i thoja shitëses: sot si duket nuk do ketë bukë !? Jo më tha. Mirë thash do jetë rast i mirë që të gatuajm diçka në shtëpi. E lumtur u ktheva në shtëpi jo që nuk kishte bukë, por që do gatuanim vetë diçka. Po fillova të gatuaj ndonjë kifle apo simite, duke gatuar së bashku me mamin po thëret në celular shoqja e mamit. Po e dëgjoja edhe unë, ajo po i tregonte se vajza e saj ka filluar në punë. Mami çik e habitur po e pyet: ç'farë pune dhe si punon sot, më tregoi vajza që ishin të mbyllura gjithë apo në ndonjë market se vetëm ato ishin të hapura!? Po tha ka filluar të punojë në një sallon ondulimi ato janë ''open'' sot dhe është atje që në mëngjes herët. Unë po dëgjoja me habi të madhe dhe me një revoltë shkoj tek dhoma tjetër dhe po i tregoj motrës sime. Si ka mundësi që populli jonë të jetë në këtë gjendje. Kur më pa ajo mua ashtu tha: ç'farë ka ndodhur tani, pasi e di mirë që jam person i qetë dhe me shumë durim. Po i tregoja ngjarjen por nuk po shihja asnjë reagim nga ajo, e priti me shumë qetësi, ndoshta pse ka studiuar psikologjinë thash me vete.
Gjithsesi doja të shpalos këtë shqetësim, revoltë që më kaploi që ditën e parë të vitit, jo për t'iu shqetësuar edhe juve por ndoshta për të vetëdijsuar sado pak popullin tonë edhe pse për momentin kaq mund të bëj unë. Gjendja jonë është kjo: të zbukurohen (objektivizohen) vajzat e reja se duhet me patjetër 'të duken' më mirë se tjetra.
Punoi: Mergime Tefiki
01.01.2020.
Comments
Post a Comment