Shkathtësitë e komunikimit janë jetike për suksesin akademik të studentit dhe perspektivat e ardhshme të karrierës. Në mjedisin sfidues të sotëm, studentët duhet të posedojnë jo vetëm ekspertizë akademike, por edhe aftësi të nevojshme për të përmirësuar perspektivën e tyre të mësimit dhe punësimit në të ardhmen.
Komunikimi është një proces dinamik pasi përfshin një ndërveprim midis dy ose më shumë personave d.m.th. dërguesit dhe marrësit. Qëllimi kryesor i komunikimit është të transmetojë mendime dhe besime te një person tjetër. Përbërësit kryesorë të komunikimit janë komunikimi verbal ose komunikimi oral dhe komunikimi jo-verbal. Komunikimi oral është procesi i të shprehurit të ideve përmes mediumit të të folurit dhe kjo luan një rol vendimtar në jetën e studentëve.
Cilësia e komunikimit në jetën e studentëve do të përcaktojë komunikimin profesional më vonë në jetë.
Komunikimi i mirë u mundëson studentëve të asimilohen më shumë nga procesi i mësimit duke i fuqizuar ata të bëjnë pyetje përkatëse dhe të diskutojnë dyshimet.
Komunikimi efektiv verbal ushqen procesin e shoqërizimit duke lehtësuar miqësi të reja dhe këto nga ana ndihmojnë procesin e të mësuarit.
Komunikimi produktiv është një nxitje e zhvillimit të karrierës. Një aftësi për të përcjellë mendimet në mënyrë të qartë dhe të saktë do të ndihmonte një student të krijojë një përshtypje të favorshme në një intervistë dhe të marrë punën që meriton.
Shkathtësitë e komunikimit përfshijnë profesionalizëm në stilet e të folurit, mënyrat e vetë-shprehjes dhe qëndrimet ndaj të tjerëve, dhe këto tipare do t'i mbajnë studentët në gjendje të mirë në jetën e tyre profesionale.
Nga të dhënat e përpunuara në hulumtimin se sa të nevojshme janë aftësitë verbale komunikuese sidomos në ato profesione ku arma kryesore është ''fjala'', thonë që nevojiten lëndë me karakter praktik për aftësitë verbale komunikuese të të shprehurit, me qëllim që studentët të fitojnë vetëbesimin që të dalin përpara një auditori apo publiku, të shprehin mendimin apo idenë e tyre në mënyrë të lirshme.
Se kush i ndalon ose pengon që studentët të refuzojnë komunikimin interaktiv dhe të qëndrojnë në ''zonën e komfortit'' me përqindjen më të lartë me 30% dyshimi është faktori kryesor që ato të qëndrojnë të heshtur, më pas vjen turpi me 28%, frika me 19%, mosinteresimi me 6% dhe që nuk i ndalon asgjë që ato të komunikojnë dhe të shprehen lirshëm me 17%.
Nga kjo kuptojmë që përqindja e studentëve të cilët komunikojnë në mënyrë të lirshme është shumë e vogël dhe nevojitet më tepër të angazhohemi në largimin e emocioneve, dyshimit, turpit dhe frikës gjatë komunikimit.
Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm sa i përket aftësive verbale komunikuese është edhe përdorimi i dialekteve të ndryshme me të cilët komunikojmë në jetën e përditshme. Nga rezultatet e fituara ka një ndarje përafërsisht të barabartë siç janë me përqindje më të lartë 29% mesatarisht ju pengon dialekti në përmbajtjen e të shprehurit, 26% shumë pak e ndalon mënyrën e komunikimit, shumë 25% e cila konsiderohet një përqindje e lartë që ata nuk janë në gjendje të prodhojnë ose përpunojnë në mënyrë efektive mesazhe në një kontekst të veçantë, dhe 20% aspak nuk ju pengon që ato të shprehen në gjuhën standarte gjatë komunikimit.
Përveç kësaj theksojnë që një rëndësi të veçantë gjatë komunikimit ka edhe elokuenca e të shprehurit me 49% komunikim i qartë në lidhje me aftësitë dhe njohuritë, fjalorin objektiv dhe të pasuruar.
Shumë studentë përballen me problemin e komunikimit në intervistë, prandaj të mësuarit dhe komunikimi i përmirësuar i ndihmojnë ata të krijojnë një karrierë në fushën e tyre përkatëse (këto të dhëna duhet të meren si relevante pasi janë marë vetëm nga një numër modest subjektësh të studentëve në universitet).
Por për të aritur deri te kjo duhet shumë mund, punë, lexim të vazhdueshëm, gjurmime, hulumtime dhe shumë gjëra të tjera. Në këtë rast rëndësi të veçantë ka edhe roli i profesorit në kyçjen e studentëve në ligjërata interaktive, motivim i studentëve, bashkëbisedime dhe bashkëpunime gjatë ligjërarave dhe ushtrimeve, nxitja për të komunikuar, sepse vetëm në këtë mënyrë ata i largojnë të gjitha gabimet apo paqartësitë në kokat e tyre.
Kështu që më vonë në karrierën e tyre dhe komunikimi i jetës nuk do të bëhet ''mur'' në suksesin e tyre.
Përgatiti: Mergime Tefiki
Comments
Post a Comment