Femra dhe forca e saj në shoqëri


   Shpesh e pyes veten: pse duhet t'a fsheh dhimbjen? Pse duhet të shtirem se jam në rregull? Mos jam gjë e para grua e lirë mbi të cilën shoqëria ka hedhur baltë?! Apo jetoj me iluzionin se do të jem e fundit? Po më rrotullohen shumë pyetje pa asnjë përgjigje duke u munduar ndonjëherë më vjen të them ''Nuk jam e lumtur''. Ndiej mërzinë në shpirt, ndiej dhimbjen e të jetuarit. Dua të flas! Të shprehem! Por ndalem, sepse më thonë: ''kështu jemi të gjitha Mësohu''.
   Ç'farë ironie të mësohem?! Me ç'farë të mësohem? Me robotizmin e të jetuarit?! Vetëm kaq mund të më japë kjo jetë!

   E kur u jep zë mendimeve, s'vonon përgjigja e tyre e njëzënshme: Ule hundën e ske për tu lënduar e zhgënjyer''.
Nuk kam fuqi të sajoj as edhe një buzëqeshje. Nuk kam fuqi, sepse kjo nuk është më as ironi. Nga dikushi të shëndrohesh në diçka! Në diçka që e harxhon kohën që e shtynë ditën.

 Prandaj buzëqesh! Në çdo situatë buzëqesh jo sepse jeta nuk ka vështirësi dhe probleme. Jo sepse jeta shkon vaj dhe shpesh nuk është mizore. Jo sepse errësira shpesh nuk sundon shpirtrat tanë.
Por sepse, megjithatë është bukur të ekzistosh, është magji të jetosh dhe dashurosh pavarësisht  fatit të keq dhe përvojave buzëqesh.


Kjo ditë nuk është një festë për nënat dhe për dërgimin e luleve, kjo është një festë kur janë fituar disa nga të drejtat për të gjithë gratë me protestat e tyre dhe me revulucionin e tyre. Nëse mendoni se nuk  i keni të gjitha të drejtat protestoni, por në qoftë se mendoni se i keni të gjitha të drejtat e fituara atëherë festoni, mirëpo mos i ngatëroni se kjo nuk është dita e nënës, por e femrës e gruas.

 "Mos lejoni që dikush të të thotë se je e dobët, sepse je grua".

- Mary Kom, boksieri indian i Olimpiadës

 Urime 8 Marsi

Përgatiti: Mergime Tefiki

Comments