Si të nxëmë? 7 përbërësit themelorë që janë të lidhur me inteligjencën emocionale

Dëshira e një fëmije për shkollën varet nga dija që është në themel të të gjitha të tjerave: si të nxëmë? Shtatë përbërësit kyçë të kësaj aftësie themelore, dhe të gjitha që janë të lidhura me intelegjencën emocionale.


  1. Vetëbesimi 

 Ndjesia e kontrollit dhe e zotërimit të trupit, sjelljes dhe botës që na rrethon. Vetëbesimi është bindja e një fëmije se gjasat për t'ia dalë mbanë janë më të mëdha se ato për të dështuar, dhe se të rriturit do t'i vijnë në ndihmë.



2. Kureshtja

 Ndjesia se zbulimi i gjërave të reja është diçka e mirë që të jep kënaqësi.



3. Qëllimi

 Dëshira dhe aftësia për të ndryshuar diçka dhe këmbëngulja për ta bërë. Kjo lidhet me ndjesinë e të qenët i aftë dhe i frytshëm.



4. Vetëkontrolli

 Aftësia për t'i kontrolluar veprimet në mënyra të përshtatshme për moshën e tyre; ndjesia e kontrollit të brendshëm.



5. Përkatësia

 Aftësia për të ndërtuar marrëdhënie me të tjerët bazuar mbi ndjesinë e të qenët i kuptuar nga ta dhe anasjelltas.



6. Aftësia për të komunikuar 

 Dëshira dhe aftësia për të shkëmbyer me anë të fjalëve ide, ndjenja dhe koncepte me të tjerët. Kjo lidhet me ndjesinë e besimit te të tjerët dhe kënaqësisë në marrëdhënien me ta, përfshirë edhe të rriturit.



7. Bashkëpunimi

 Aftësia për të vendosur në drejtpeshim nevojat tona me ato të të tjerëve në një veprimtari në grup.


  Nëse një fëmijë shkon në ditën e parë të shkollës i pajisur me këto aftësi, kjo varet shumë nga masa në të cilën prindërit dhe edukatorët parashkollorë kanë ditur t'i kushtojnë atë lloj kujdesi që përbën ''hapat e parë në zhvillimin e intelegjencës emocionale'', në analogji me programet që shërbejnë për t'i ndihmuar fëmijët me hapat e parë në lëndët mësimore.


Shkëputur nga libri ''Inteligjenca Emocionale'' nga autori Daniel Goleman 
Përgatiti: Mergime Tefiki

Comments